TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Tetor 2023, 11:18

Luizi kërcënoi se do flasë në maj, Arbana Osmani i përgjigjet me meme: Personi që kisha ndjesi të keqe gjithë kohën

Shkruar nga Pamfleti

Luizi kërcënoi se do flasë në maj, Arbana Osmani i

Arbana Osmani ka tërhequr së fundmi vëmendjen e të gjithëve me një postim në rrjetin e saj social, Instagram.

Ajo ka zgjedhur një meme për të thumbuar një person për të cilin shprehet se ka pasur gjatë gjithë kohës një ndjesi të keqe.

“Kur më në fund të gjithë fillojnë të mos e pëlqejnë më personin për të cilin kishe një ndjesi të keqe gjithë këtë kohë…” – shkruhet në postimin e moderatores.

Nuk është shumë e vështirë për t’u kuptuar se kjo ishte një ‘kunjë’ për Luiz Ejllin. Në fillim ata nuk u ndoqën më në Instagram. Më pas këngëtari ‘kërcënoi’ se do flasë në maj të vitit që vjen, fiks kur i mbaron kontrata me Top Media. Madje, Luizi ishte më i sinqertë në rivalitetin e tij me Arbanën. Ai e pranoi se ka një krisje në marrëdhënien e tyre, ndërsa moderatorja gjen mënyrat me meme për t’i kthyer përgjigje.

Veprimi i saj në Instagram, ku ka hequr foton e dalë në Big Brother shton dyshimet se mes saj dhe Luizit ka nisur ‘lufta e ftohtë’.

Sigurisht, që me marrjen e një ‘kubi’ tek Piramida, moderatorja ka marrë më shumë tiparet e një biznesmeneje se të prezantueses, ndaj mund të jetë edhe kjo arsyeja.

E meqë jemi tek biznesi, nëse Arbana di të gatuajë dhe mund të bëjë ndonjë punë në kuzhinë, bashkëshorti i saj kameraman do merret me ‘regjinë e kamarierëve’? Thjesht kuriozitet, kush ka ndonjë ide, të na e shkruajë. /Pamfleti

Luizi kërcënoi se do flasë në maj, Arbana Osmani i

arbana osmani pergjigje luiz ejlli

Lini një Përgjigje