TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle24 Tetor 2023, 10:36

Bled Mane: Homoseksualë ka edhe në qeverinë Kurti edhe në qeverinë Rama

Shkruar nga Pamfleti
Bled Mane: Homoseksualë ka edhe në qeverinë Kurti edhe në

Opinionisti i “BBVK” Bled Mane është brenda pritshmërive, përsa i përket prodhimit të skandaleve, diçka që ai e bën me qejf.

Mbrëmjen e kaluar ai ka dhënë një mesazh për të gjithë banorët duke i thënë se duhet ta pranojnë njëri-tjetrit dhe përzgjedhjet që njerëzit bëjnë në jetë.

Më tej ai tregoi mbështetjen e tij edhe për banoren Edona James duke e inkurajuar për rrugëtimin e saj.

“Ne duhet të jemi më pak racistë, më pak homofobë, më shumë miqësorë sepse ndaj nesh janë hedhur shigjeta me helm paragjykimesh, ndaj ky planet është i bukur sepse ka katër stinë, ka njerëz të shkurtër e të gjatë, të bukur e të shëmtuar, ka meshkuj që duan femrën, ka femra që duan femrën, ka femra që duan meshkujt, diversiteti na bën më interesant”, tha Mane.

Bledi më tej u shpreh se homoseksualë ka edhe në Qeverinë Kurti dhe në Qeverinë Rama, dhe ka kudo në shoqëri prandaj duhet të jemi më të pranueshëm ndaj njëri-tjetrit.

“Homoseksualë, biseksualë, transeksualë ka në Qeverinë e Albin Kurtit, në Qeverinë e Edi Ramës, në Parlamentin e Kosovës, në Parlamentin e Shqipërisë, ka në Vatikan, ka në Arabinë Saudite, në media, në futboll, ka aty mes jush e mes nesh, çdokush e ka hapësirën e tij”, tha mes tjerash Bledi.

bled mane gay

Lini një Përgjigje