TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Janar 2025, 12:29

Takimi i Parashqevisë me të birin, aktorja u përgjigjet kritikave në rrjet: Boll hodhët baltë

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Parashqevisë me të birin, aktorja u përgjigjet kritikave

Aktorja Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj.

Ajo u është përgjigjur kritikave në rrjet se momenti i takimit është filmuar nga Eltoni pa dëshirën e këngëtares.

Julia, përmes një shkrimit të publikuar në “Instastory”, thotë se fotot dhe videot kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

“Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë. U përfshiva në këtë ngjarje pa, dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet. Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

Por (ka gjithmonë një por), edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin e saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi. Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.

Takimi i Parashqevisë me të birin, aktorja u përgjigjet kritikave

julia ilirjani parashqevi simaku

Lini një Përgjigje