TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Janar 2025, 11:01

Drenusha Latifi përlotet në Big Brother, nëna e saj: Do i merrja fëmijët, por Atilla nuk i lejoi

Shkruar nga Pamfleti

Drenusha Latifi përlotet në Big Brother, nëna e saj: Do i merrja

Banorja e BBVK-së, Drenusha Latifi, ka bërë rrëfimin për jetën e saj në “Prime”. Para se të shfaqej klipi, ajo tregoi se këto ditë nuk ishte mirë.

“Nuk jam mësuar të jem aq larg nga fëmijët për kaq kohë. Për shkak edhe situatave në shtëpi më ka kap një frikë se çka po ndodh jashtë. Mbrëmë pyetjet e publikut kanë qenë të çuditshme dhe më kanë frikësu. Pyetje e Vullnetit se mos Atilla do ta përdorë agresivitetin që ka treguar në lojë, në gjyq”, tha ajo.

Pas kësaj, për të erdhi surprizë shoqja e saj nga Amerika, të cilën nuk e kishte parë prej 16 vitesh.

Ndërsa, surpriza tjetër ishte nëna e saj. Ajo i tha se Atilla nuk e ka lejuar që t’i marrë fëmijët me vete.

“Banu e fortë do ta kalosh edhe këtë. Unë e kam ba kërkesën në Qendrën Sociale, Atilla nuk ka leju, nuk ka dashtë me i ekspozu”, tha nëna e saj.

drenusha latifi femijet

Lini një Përgjigje