TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Nëntor 2024, 10:28

Romeo në ‘gjurmët’ e Bes Kallakut? Shfrytëzon ndarjen nga Heidi për të shitur hitin e ri

Shkruar nga Pamfleti

Romeo në ‘gjurmët’ e Bes Kallakut? Shfrytëzon ndarjen

“Xhane, ku ka dhimbje ka dhe faje”, është kjo një copëz e shkëputur nga kënga më e re e aktorit të humorit Romeo Veshaj, që titullohet “S’e Di”.

Pasditen e djeshme, Romeo hodhi në treg një tjetër këngë solo, pas një kohe të gjatë që u shkëput nga bota e showbizz-it. Së fundmi, kudo po përflitet për një ndarje të mundshme mes Romeos dhe Heidit edhe pse prej dy personave në fjalë nuk ka asnjë deklaratë që pohon apo mohon “thashethemet”.

Mirëpo teksti i këngës së fundit të Romeos ka ngritur dyshimet kudo nëpër rrjet se mund të jetë një dedikim për Heidin. Rikujtojmë që në profilin e Heidit ende gjenden fotografi me Romeon ndërsa në profilin e këtij të fundit është fshirë çdo postim i mundshëm. Po ashtu ata ndiqen ende në rrjete sociale por largimi i Heidit nga “Goca dhe Gra” zgjoi më tepër dyshime.

Duket se Romeo po e shfrytëzon ndarjen për të bërë sa më të klikueshme këngët e reja që po nxjerr. E njëjta gjë ndodhi edhe me Bes Kallakun. Bashkëpunimi i tij me Eli Malaj pati shumë sukses, pikërisht sepse ishte i frymëzuar nga ndarja e këngëtarit me Xhensila Myrtezajn. Epo, jo çdo e keqe vjen për keq, aq më tepër kur shfrytëzohet për marketing.

romeo veshaj bes kallaku

Lini një Përgjigje