TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 3 Nëntor 2024, 10:07

Humbi të atin para disa ditësh, Jonida Vokshi: Dhemb shpirti, bushi im

Shkruar nga Pamfleti

Humbi të atin para disa ditësh, Jonida Vokshi: Dhemb shpirti, bushi im

Jonida Vokshi ka bërë në llogarinë e saj personale të Instagram-it një dedikim tepër të ndjerë për të atin e saj, i cili u nda nga jeta përpara pak ditësh. Me fjalë zemre e tepër të ndjera, Jonida rrëqeth me dedikim e saj, duke ia bashkangjitur atë një kolazhi fotosh e videosh:

Një pjesë e shpirtit tim është prane teje tashmë, ma more me vete bush, pika ime e dobët ti!

Boshllëkun e madh që më le do mundohem ta mbush me kujtimet tona të bukura dhe të tilla ne kemi pambarimisht.

Dhembje e papërshkrueshme, nuk di si do ia bëj pa ty, që të kisha kudo me vete, askund pa të marrë.

Dhemb shpirti, sa nuk e di si po mundem ti shkruaj këto fjalë mes lotësh.

Por të premtoj do ta kthej në forcë për ty, se kështu do doje ti, se kështu më ke mësuar ti.

Jam e bekuar që jam gjaku yt!

Jam e bekuar që tashmë kam ëngjëllin mbrojtës më të mirë në qiell!

Të dua shpirti im, përjetë bushi im.”

Rikujtojmë që moderatorja pati një humbje tepër të madhe. Babai i saj u nda nga jeta pasi prej kohësh po kalonte një periudhë të vështirë shëndetësore dhe gjendej në gjendje kritike për jetën.

Dhimbja është shumë e madhe për të dhe për të gjithë familjen Vokshi.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Jonida Vokshi (@jonidavokshiofficial)

jonida vokshi dedikim babai

Lini një Përgjigje