
Teksa qëndronin së bashku në oborr, Luizi dhe Efi kanë pasur një diskutim mes tyre.
Luizi është shprehur se ka një pikëpyetje në lidhje me Efin, që do ta largojë vetëm kur të dalë jashtë.
Efi tha se qëndrimi që ai mban ndaj saj nuk është i këndshëm, është një qëndrim që tregon inat.
Më pas ajo shtoi se fakti që ai nuk flet ose qesh me të, por me gjithë banorët e tjerë po, tregon shumë.
Por Luizi ka thënë se nëse do të rrinin të tre, do hapeshin përsëri debate mes Kiarës dhe saj, ndaj është duke u përpjekur ta ndaloj këtë gjë.
“Kush nuk do të vazhdojë të mos vazhdojë, nuk e kam problem fare. Me këtë mikun këtu ka një lloj pikëpyetje të cilën jashtë do e vërtetoj, por gjithsesi ajo lloj pikëpyetje shpresoj të mbetet pikëpyetje dhe të mos i vihet pikë para se të dalim. Qëndrimi jot nuk është i këndshëm. Është sikur ke inat. Mua më ke thënë të kam motër dhe ti thuash dikujt të kam motër dhe të sillesh kështu”, tha Efi.
Lini një Përgjigje