TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2023, 15:25

Kiara “pranon gënjeshtrat”, i kërkon Efit që të pajtohen: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë!

Shkruar nga Pamfleti

Kiara “pranon gënjeshtrat”, i kërkon Efit që të

Pas rifutjes në shtëpinë e Big Brother, Efi dhe Kiara kanë pasur debate mes tyre, të cilat kanë qenë kryefjalë e këtyre ditëve.

Kiara ka akuzuar atë se ka përdorur imazhin e saj për famë, ndërsa Efi nuk e pranon një akuzë të tillë, ku shpesh herë debatet e tyre kanë qenë mjaft të forta.

Por mesa duket këto keqkuptime mes vajzave kanë marrë fund. Efi dhe Kiara më në fund sot janë pajtuar. Ato shihen të dyja me lot dhe të përqafuara, ku duket se kanë lënë pas krahëve problemet që kanë pasur me njëra-tjetrën. Ajo që vihet re është Kiara e cila është parë e prekur nga e gjithë kjo dhe ka qarë.

Pjesë nga biseda:

Kiara: E lëmë atë që ka ndodhur jashtë dhe e sqarojmë jashtë, këtu vazhdojmë. Unë kam dëgjuar shumë gjëra kur dola…

Efi: Unë e kam problem se ti nuk më ke besuar. Unë kam dëgjuar shumë gjëra dhe ty nuk të kam hedhur poshtë, ti e bëre…

Kiara: Ashtu siç kam kërkuar çdo ditë të Zotit që ne të pijmë një kafe jashtë kësaj shtëpie, kështu po e kërkoj dhe tani që t’i sqarojmë të gjitha gjërat.

Kujtojmë se këto ditë Efi ka patur një mbështetje të madhe nga e gjithë shtëpia, ndërkohë që edhe mesazhet e ardhur nga aplikacioni ‘Big Love’ kanë qenë thuajse të gjithë në mbështetje të Efit.

Kiara “pranon gënjeshtrat”, i kërkon Efit që të

big brother kiara tito efi

Lini një Përgjigje