TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2023, 13:33

‘Nuk më mori njeri në telefon kur isha jashtë’, Kiarën e nxjerr blof edhe Armaldo

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk më mori njeri në telefon kur isha jashtë’,

Armaldo Kllogjeri dhe Kiara Tito krijuan një raport mjaft të afërt brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Edhe pse raporti i tyre shoqëror pati ulje dhe ngritje, Maestro kur u eliminua nga “Big Brother VIP2”, kërkoi që ta përcillnin deri te dera Kiara dhe Olta Gixhari.

Kur moderatorja u rikthye në BB VIP pati një debat me Efi Dhedhes, ku në një moment deklaroi se askush nga ish-banorët nuk e ka telefonuar.

Por sipas Armaldos është e pavërtetë: “Dje tha “si s’më mori njeri në telefon kur isha jashtë”. Në fakt e kam kontaktuar sepse kam shumë vlerësim për Kiarën dhe doja ta takoja sepse pas daljes e di dhe vet si ndihesh”, shkruan ai në një postim në “Instastory”.

Më pas ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje që i shkruan ta fshijë postimin sepse nuk e pati me gjithë banorët, por me Efin.

Krah mesazhit ai shkruan: “Ju jeni interesantë. Unë ju thashë se e mora, nuk ju thashë si shkoi telefonata. Kështu që ju do Maestro fort, mos u përfshini më shumë se i zoti i punës”.

Me postimin e dytë, Maestro lë të kuptohet se mund të ketë pasur një telefonatë mes tyre, por nuk dihet se si ka shkuar ajo.

‘Nuk më mori njeri në telefon kur isha jashtë’, ‘Nuk më mori njeri në telefon kur isha jashtë’,

armaldo kiara blof

Lini një Përgjigje