TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2023, 12:05

Fansat ‘kërcënojnë’ Luizin: Të ka hipur vetja në qejf; si e fitove respektin, ashtu e humb

Shkruar nga Pamfleti

Fansat ‘kërcënojnë’ Luizin: Të ka hipur vetja

Përçarja e grupit 'LEK', ka ndryshuar komplet situatën në BBV, duke shkaktuar reagime të shumta në rrjet.

Pas hyrjes së Kiarës dhe Efit në shtëpi, këngëtari u pa goxha i distancuar me këtë të fundit, gjë që shkaktoi dhe përplasjen mes tyre në “Prime”.

Edhe pse Efi nga njëra anë kërkonte që Luizi të mos e hidhte poshtë gjithë shoqërinë e tyre, sërish këngëtari zgjodhi dashurinë dhe nuk e uli Kiarën.

E duket se ky debat ka shkaktuar dhe reagimin e ashpër të fansave të cilët e kanë “kryqëzuar” këtë veprim të Luizit ku shprehen se ndihen shumë të zhgënjyer nga ai.

Madje disa janë shprehur se këngëtari nuk e meriton fitoren e “Big Brother VIP” pas kësaj situate.

Fansat ‘kërcënojnë’ Luizin: Të ka hipur vetja

luizi fansat kercenim

Lini një Përgjigje