TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2023, 10:29

Bebe Rexha ka probleme me cistet e vezoreve, kjo është arsyeja pse nuk dobësohet dot

Shkruar nga Pamfleti

Bebe Rexha ka probleme me cistet e vezoreve, kjo është arsyeja pse nuk

Bebe Rexha, vitin e kaluar njoftoi publikun e gjerë se vuan nga sindroma e vezoreve policistike, që është një çrregullim hormonal i shpeshtë tek gratë në moshën riprodhuese.

Kjo ka efekt anësor në shtimin në peshë. 33-vjeçarja prej kohësh ka shprehur se pesha e tepërt e saj vjen si pasojë e kësaj sindrome.

“O Zot i madh a keni PCOS?”, ka pyetur një ndjekëse Bebe Rexha-n në “Twitter”, të cilës ajo i është përgjigjur duke thënë: “Po, sapo e mora vesh kohët e fundit”.

Ndërkohë një ndjekëse tjetër pohoi se gjithashtu vuan nga kjo, duke i shkruar: “Njësoj, PCOS ta shpif dhe është kaq e vështirë për të humbur peshë, por kaq e lehtë për ta fituar atë”.

Artistja shqiptare e rishpërndau këtë status në “Twitter”, duke pohuar: “Është më e tmerrshmja”. Interpretuesja e hitit “In the name of love” shkroi se ka plot gra që vuajnë nga sindroma e vezoreve policistike, por nuk e dinë këtë. “Shumë gra e kanë atë dhe nuk e dinë”, i shkroi ajo një fanseje e cila i tregoi se gjithashtu kishte kuptuar shtatorin e kaluar se kishte PCOS.

Rikujtojmë, se Rexha është shpallur si artistja femër që ka qëndruar më gjatë në top listat e Billboard, për zhanret “Country” dhe “Dance/Electronic”. Këto rekorde vijnë falë dy këngëve të saj shumë të suksesshme, “Mean to be” në bashkëpunim me Florida Georgina Line dhe “I’m Good (Blue)” në bashkëpunim me David Guetta.

bebe rexha ciste dobesim

Lini një Përgjigje