TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 6 Prill 2023, 13:59

‘Nuk llogaris as Luiz, as Kiarë’, Bledi-Efit: Çfarë ke lënë pezull jashtë, do e sqarosh

Shkruar nga Pamfleti

‘Nuk llogaris as Luiz, as Kiarë’, Bledi-Efit: Çfarë

Efi Dhedhes foli me Gertin e më pas me Bledin për debatin që pati me Luizin dhe Kiarën.

Gazetari e këshilloi Efin që të fliste me moderatoren dhe t’i thotë që çfarëdo që kanë lënë pezull jashtë “Big Brother VIP”, ta bisedojnë kur të dalin sërish nga shtëpia. Ai i tha gjithashtu që të mos e hapin më këtë temë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Efi u shpreh se që natën që u fut në shtëpi, ndjeu një siklet, i cili u rëndua akoma më shumë kur Kiara dhe Ronaldo Sharka e gënjyen sy më sy.

Ajo tha se nëse nis tani të luajë, i bie që të bëhet shumë e keqe dhe nuk pyet se kë njeri ka përpara.

Ajo u shpreh se nuk e llogarit më as Kiarën dhe as Luizin, pasi ata të dy e mashtruan, nuk e respektuan dhe e hodhën poshtë atë.

Efi shtoi se ka një pikëpyetje për sjelljen e Luizit dhe sipas saj, Kiara i ka dhënë atij një mesazh të gabuar, çka ndryshoi menjëherë sjelljen e tij.

efi bledi sherri

Lini një Përgjigje