Pas sqarimit të Kiarës dhe Efit, edhe Luizi ka vendosur të zbusë tonet me shoqen e tij. Ai u shpreh se është lodhur nga i gjithë rrugëtimi dhe zgjatja e fundit të spektaklit Big Brother ndaj pret mirëkuptim.
Po ashtu u shpreh se kërkon që vajzat të mos e hapin më bisedën që mund të nxisë debate kur në fakt mund të sqarohen jashtë.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Për Zotin jam lodhur, mendoje pjesën që jam lodhur me kupto.
Efi: Unë e kuptoj por jo kur je më të tjerët ndryshe dhe me mua ndryshe
Luizi: Jo as me të tjerët nuk jam ndryshe. Fakti që unë jam me Kiarën gjithë kohës e bllokon pak. Nuk dua ta hapni atë muhabet të shëmtuar bashkë. Në një farë mënyre edhe po ju mbroj ju edhe veten. Unë në të dyja krahët ndihem keq, në një kohë që ju dini gjëra që unë nuk i di.
Çfarë e shkaktoi debatin mes 2 mikeshave?
Rikthimi në shtëpi i Kiara Titos dhe Efi Dhedhes duket se ka shërbeu për krisjen e marrëdhënies mes tyre. Kiara e akuzonte se Efi e ka përdorur imazhin e saj për famë, mirëpo një gjë e tillë për ish konkurrenten e ‘Për’Puthen’, nuk është aspak e vërtetë. Diskutimi mes tyre nisi prej një momenti mes Kiarës dhe Luizit që komentoi Efi kur ndodhej jashtë shtëpisë. Luizi e bllokoi në lavaman dhe Kiara nuk mund të lëvizte se nuk duhet të kishte kontakt fizik me djemtë për shkak të një loje të Big Brother. Teksa ky veprim mori përmasa të gjera dhe reagime të mëdha, Efi zgjodhi që ta bënte publik mendimin e saj që nuk i ka pëlqyer Kiarës.
“E vendosa veten në vendin e Kiarës. Nëse partneri im do më vendoste në atë lloj situate unë do të reagoja drejtpërsëdrejti tek ai. 1 fjalë i duhej Kiarës për tu mbyllur ajo situatë, thjesht t’i fliste Luizit dhe t’i thoshte largohu. Ajo nuk donte ta bënte këtë gjë që do të thotë e kishte akoma mendjen tek loja. Nëse ti e ke mendjen tek loja do të thotë që ndjesitë e tua, mërzitja jote, ankthi jot që supozohet ju shkaktua, atëherë do harrohej. Do harrohej loja. Pasi u prish loja, reagimi i saj i parë ishte nuk më le një herë të luaj dhe të fitoj. Nuk e kapi Luizin dhe t’i thoshte shiko ky veprimi që ti bëre më lëndoi. Edhe Luizi atë moment e mori si çështje loje dhe ajo thjesht po acarohet për lojën. Dhe kështu ndodhi. Për mua Kiara u acarua vetëm për faktin që nuk fitoi. I erdhi inat që humbi, këtë përjetoi ajo”, tha Efi.
Lini një Përgjigje