
Babai i moderatores dhe aktores së njohur Jonida Vokshi ka ndërruar jetë ditën e sotme pas gjendjes të rëndë shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja me anë të një postimi në “Insta Story”.
“Ma bërë shpirtin copë o ba, do të dua deri në frymën time të fundit, deri kur do takohemi sërish”, shkruan Jonida.
Kujtojmë se i ati i Jonidës ndodhej prej ditësh në spital ku gjendja shëndetësore po rëndohej, ndërsa fatkeqësisht nuk ka arritur dot të fitojë betejën me sëmundjen.
Lini një Përgjigje