TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle30 Tetor 2024, 13:55

Refuzoi 3 milionë dollarë për të performuar për Trump, 50 Cent: Kam frikë nga politika

Shkruar nga Pamfleti

Refuzoi 3 milionë dollarë për të performuar për Trump,

Reperi i njohur 50 Cent ka thënë se ka refuzuar 3 milionë dollarë për të performuar në një tubim të Donald Trump në New York, fundjavën e kaluar.

Ai gjithashtu tha se refuzoi një ofertë për t’u paraqitur në Konventën Kombëtare Republikane të këtij viti, shkruan Sky News.

Reperi deklaroi se kishte “frikë nga politika” dhe për këtë arsye refuzoi ofertën.

“Kjo ndodh sepse kur përfshihesh në të, pavarësisht se si ndihesh, dikush nuk pajtohet me ty”, tha ai.

Derisa fliste në “The Breakfast Club”, 50 Cent shtoi se “as nuk foli me ta” për paraqitjen në kongres pasi nuk ishte i interesuar.

50 cent donald trump

Lini një Përgjigje