
Simpatia që G Bani ka shfaqur ndaj Danjës dhe ‘vërdallisja’ e tij ndaj bukuroshes bionde, ka nxitur reagimin e të dashurit të kësaj të fundit, i cili ka shkruar më herët se ‘Po më soset durimi. Nuk i kam borxh asgjë.’
Gjatë Prime-t të së shtunës, ky koment i Redit, u shfaq para banorëve. Por përveç këtyre fjalëve, kishte edhe disa ofendime, të cilat për etikë, ishin retushuar.
G Bani: Dua t’i them Redit që po të soset durimi, do përdorësh dhunën? Çfarë do bësh? Ato fjalët e pista më janë drejtuar mua. Aty janë fshehur disa fjalë… mund t’i mbash për vete. Këtu je respektuar. Cili është mesazhi? Çfarë do bësh? Do përdorësh dhunën?
Danja: Po i soset durimi tjetrit. Këtu ai ka një vajzë që ti po i përdor emrin gjithë kohës.
Më pas, G Bani kërkoi ndjesë ndaj partnerit të Danjës, duke pranuar se ishte sjellë mjaft keq ndaj saj.
“Redi më fal. Ke shumë të drejtë. Edhe unë po të kisha një njeri që ta doja… Nuk më pëlqeu ajo që the ‘po më soset durimi’, por që më fal. Nuk duhet të jem këtu që Danja të vazhdojë këtë rrugëtimin e saj këtu”, tha G Bani.
Lini një Përgjigje