TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2025, 14:12

“Po më soset durimi”, i dashuri i Danjës reagon ndaj ngacmimeve të G Banit

Shkruar nga Pamfleti

“Po më soset durimi”, i dashuri i Danjës reagon ndaj

Danja e ka bërë të qartë që në krye të herës se është e dashuruar. Madje, i është dukur i bukur që herën e parë që e ka parë djalin, i cili quhet Redin Xheli dhe vendosi të lidhej me të, edhe pse ishte 8 vite më i vogël se ajo.

Por kjo nuk e ndaloi G Banin t’i vardisej dhe t’i shprehte simpatinë që kishte për të. Edhe pse doli një herë nga shtëpia, ndjenja e tij për Danjën nuk kishte ndryshuar. Me t’u kthyer, reperi vazhdoi ‘avazin’.

Megjithatë, duket se kjo situatë e ka acaruar të dashurin e saj jashtë shtëpisë së BBV. Në një video ku G Bani i kërkon Danjës të ndjejë pak parfumin e saj, vihet re qartë dhe pastër komenti i partnerit të kësaj të fundit, i cili shkruan: “Po më soset durimi! Nuk i kam borxh gjë”. /Pamfleti

“Po më soset durimi”, i dashuri i Danjës reagon ndaj “Po më soset durimi”, i dashuri i Danjës reagon ndaj

redi xheli danja g bani

Lini një Përgjigje