
Xheneta duhet thënë se është ‘lojtare’ edhe pas daljes së saj nga Big Brother Kosova. Ish-banorja di si t’i bëjë të tjerët ta përmendin.
Romanca që ajo përjetoi me Gjestin ‘u shua’ sapo ky i fundit doli jashtë dhe u fut në shtëpinë e Big Brother Albania. Secili jep variantin e tij, pasi Gjesti mendon që ishte Xheneta ajo që nuk e donte, ndërsa kjo e fundit thotë krejt të kundërtën.
Meqë mes çiftit gjërat morën ‘për keq’, Xhenetës duket se nuk ‘i del e keqja’ me Gjestin dhe ka treguar se në Big Brother mbështet Gerta Gixharin. Nuk ka nevojë për dyshime, është e qartë që ‘armiku i armikut tim është miku im’. Duke qenë se Gerta është kundërshtare e hapur me Gjestin dhe Rozanën, atëherë Xheneta ‘di për kë të bëjë tifo’.

Lini një Përgjigje