TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle27 Shkurt 2025, 11:52

E gjykojnë për marrëdhënien me Laertin, Ola i kthehet Danjës: Lidhja jote me një më të vogël, është gabim (Video)

Shkruar nga Pamfleti

E gjykojnë për marrëdhënien me Laertin, Ola i kthehet

Ola Gjoka është komentuar shumë nga banorët për afrimitetin e saj me Laertin. Sipas bashkë-jetuesve të saj, diferenca prej 25 vitesh është një pengesë shumë e madhe që aktori dhe blogerja të jenë bashkë.

Shumë e vendosur, Ola është shprehur se: Nuk i jap njeriu llogari për vendimet e mia. Unë desha dhe dola dhe nuk ken ipse ma përmendni. Çfarë lidhje ka mosha? Ka dhe çifte që e kanë të dashurin 10 vjet më të vogël dhe janë për bukuri. Ka edhe që e kanë 20 dhe ata që e kanë 15.

Danja: Unë e kam më të vogël.

Ola: Urdhëro! A je lumturisht në një lidhje?

Danja: Deri tani, po!

Ola: Nuk ka asnjë problem mosha, i bie

Danja: Po diferenca që keni ju, është shumë

Ola: Po ç’lidhje ka? Edhe për mua është shumë gabim ta kem të dashurin 15-vjeç. Për mua, lidhja jote është gabim

Danja: Edhe për mua është gabim lidhja jote me Laertin. As nuk më shkon ndër mend, të them të drejtën

Ola: Mua më ka shkuar ndër mend.

Danja: Moj, qofsha unë gabim, por janë shumë 25 vjet se nuk do kuptohesh nesër, pasnesër. /Pamfleti

 

 

ola gjoka danja partneri

Lini një Përgjigje