
Mbrëmjen e djeshme, Gjesti ‘nuk e ka mbajtur’ më dot veten dhe është ‘arratisur’ nga shtëpia e Big Brother, duke kaluar murin rrethues.
Diçka e tillë është vënë re nga publiku i gjerë, i cili ka paguar për të ndjekur Big Brother në platformën digjitale.
Sipas denoncimeve të ndjekësve, mësohet se Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother. Banorët e tjerë i futën të gjithë në Living, u hoqën edhe muzikën dhe Tiri i shqetësuar thotë: “Ka dalë nga muri një banor i Big Brother”.
Ndërsa më vonë produksioni ngre muzikën që të mos dëgjohet se çfarë thonë banorët. Produksioni u kujdes të heqë edhe imazhet, pavarësisht se publiku ka paguar për të parë çfarë ndodh. Më vonë Gjesti u kthye në shtëpi.
Por, cilat janë arsyet që detyruan Gjestin të kalojë murin rrethues të shtëpisë?
Ne po rendisim disa prej tyre:
1- Një nga arsyet, dhe ajo më e besueshmja, është se Gjesti kishte premtuar më herët se, në rast se kthehen G Bani dhe Jozi, unë dal nga shtëpia. Duke u betuar edhe mbi nënën e tij. Nuk ishte e lehtë për Gjestin, që nën presionin e produksionit, të kthente në shtëpi Jozin, i cili tha atë që nuk thuhet, duke prekur një pikë shumë vulnerabël për mbarë shqiptarinë.
2- Arsyeja e dytë është se Gjesti ‘vdes’ për protagonizëm dhe ditët e fundit nuk ka qenë më në qendër të ‘botës’.
3- Një gjë të tillë ai ka tentuar ta bëjë edhe në Big Brother Kosova, por është ndaluar nga produksioni.
4- Meqë Egli është ‘e dashuruara e shekullit’ dhe ‘çon ujë në mullirin’ e Gjestit, ai duke bërë këtë mund të anulojë televotimin, për të rihapur një televotim të ri. Në këtë mënyrë mund të shpëtojë Eglin.
5- Sigurisht që nuk mund të përjashtohet edhe mundësia që do dojë të ‘shpëtojë’ nga Egli, e cila e ka tepruar me posesivitetin.
Ju si mendoni? /Pamfleti
Lini një Përgjigje