![]()
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë, ku një person është gjetur pa shenja jete në një lagje të qytetit. Viktima është identifikuar si vëllai i reperit të njohur Unikkatil, Mentor Palokaj.
Policia ka konfirmuar lajmin dhe ka njoftuar se vdekja e tij u konstatua nga ekipi mjekësor në vendngjarje. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e vdekjes së tij.
Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se viktima është gjetur pa shenja jete në një banesë në lagjen "Arbëria" në Prishtinë ndërsa policia po heton ngjarjen.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë. Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje