
Nata e mbrëmshme, më shumë se një natë ku Gjesti u dënua, ishte një natë që ‘vulosi’ përfundimisht fitoren e reperit nga Kosova. Kjo për dy arsye shumë të qënësishme:
E para, për tentativën e tij të arratisjes, Gjesti u dënua me përgjysmim çmimi. Pra, në rast fitoreje, ai nuk merr 100 mijë euro, sa ç’është çmimi i madh, por vetëm 50 mijë euro.
E dyta, menjëherë pas kësaj Top Channel ka lidhur një kontratë me Gjestin, për ta menaxhuar pas daljes nga shtëpia për dy vjet. I njëjti rast u bë edhe me Luiz Ejllin, të cilin e panë si fitues dhe për këtë firmosën një kontratë kur ai ishte brenda shtëpisë, marrëveshje që vuloste bashkëpunimin e këngëtarit me Top Channel.
Me këtë rast, televizioni në fjalë ka bërë një ‘ujdi të mirë’: e para paguan vetëm gjysmën e çmimit që duhet të paguante dhe nga ana tjetër e ka vendosur tashmë se kush do të jetë fituesi, pa ‘e vrarë më mendjen’.
Lini një Përgjigje