
Ndërkohë që pritej një masë ndëshkimore për Gjestin, i cili tentoi të arratisej nga Big Brother, mësohet se reperi ka firmosur një kontratë me Top Channel.
Ky lajm ka shkaktuar shumë reagime, duke u krahasuar me popullaritetin e Luiz Ejllit, i vetmi që lidhi një kontratë me median në fjalë gjatë kohës që ishte ende në shtëpinë e Big Brother.
Kontrata e nënshkruar është për një periudhë dyvjeçare dhe përfshin menaxhimin e karrierës së tij artistike, duke u përqendruar në zhvillimin e këngëve dhe projekteve muzikore.
Një detaj i rëndësishëm është ndryshimi i emrit të kanalit të Luiz Ejllit, tani Top Media Music, që mund të lidhet me këtë marrëveshje të re dhe planifikimin e një risie muzikore. Projekti i parë i Gjestit, që pritet të publikohet së shpejti, do të shoqërohet me një videoklip të realizuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.
Lini një Përgjigje