
Gjesti, pas puthjes skenike, e pranoi se Egli është e dashura e tij. Ky fakt u përmend nga Valbona, gjatë darkës, pas Prime-t, e cila i tha: Epo, e zyrtarizove lidhjen, ndaj mos thuaj që po vuan prej Eglit.
Por duket se Gjesti nuk ka ndër mend të formojë çift me Eglin, pavarësisht se ka lidhje intime me të:
Gjesti: Kush e zyrtarizoi lidhjen?
Valbona: Ti mo, the ‘Është e dashura’
Gjesti: E që prishem nesër (i referohet lidhjes me Eglin), ça do me thënë?
Valbona: A je mirë tani?
Gjesti: E ja, do kemi ndonjë mosmarrëveshje, çfarë do me thënë?
Valbona: A është e dashura? Deri dje nuk ishte e dashura
Gjesti: Jo, s’është
Valbona: …dhe the ‘Nga depresioni, u hodha tek muri’
Gjesti: Kush tha ‘e dashura’?
Valbona: Ti more e the, sonte
Gjesti: Mos rrej
Valbona (i drejtohet Eglit): A tha moj ‘e dashura’?
Egli: Jo
Valbona: Çfarë tha?
Egli: S’tha ‘e dashura’ /Pamfleti
Lini një Përgjigje