TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Mars 2025, 09:41

Në pritje për t’u bërë baba/ Mevlani braktis të dashurën shtatzënë, për t’u kthyer me Livian

Shkruar nga Pamfleti

Në pritje për t’u bërë baba/ Mevlani braktis të

Mevlan Shaba dhe partnerja e tij shtatzënë mësohet t’i kenë dhënë fund lidhjes së tyre dhe arsyeja duket se kanë qenë deklaratat e tij për Livian.

Livia u eliminua nga Big Brother dhe flitet se çifti do ribashkohet. Mevlani është nisur drejt Italisë dhe duket se një gjë të tillë do bëjë edhe Livia.

Gjithçka nisi nga një mesazh që Livias i erdhi nga Mevlani kur ishte në lojë. Vetë këngëtari pranoi se ishte ai që e kishte dërguar.

“Mendoj që do të ishte mirë që kjo histori të mos përmendej fare aty brenda, por banorët shohin lajmet e showbiz-it se çfarë ndodh dhe sigurisht që do t’ia përdornin këtë gjë Livias. Mua nuk më pëlqen aspak me thënë të drejtën, sepse duhet të merren me personazhin që është aty brenda, jo çfarë ka ndodhur jashtë. Është e gabuar, sepse lëndohen njerëzit”.

Duket se kur thotë “lëndohen njerëzit”, ai e ka pasur fjalën për partneren e cila është shtatzënë. Një gjë të tillë e tha edhe Livia në një nga intervistat e saj, ku përmendi faktin që nuk do donte të lëndonte njeri: “Mendoni se do ju jap informacione për këto gjëra, unë akoma s’kam fjetur, jo më të merrem me Mevlanin, ku kam nerva të merrem me Mevlanin, unë sa dola nga gjithë ajo zhurmë, më mungon edhe Mevlani tani…”, u shpreh Livia.

E gjitha kjo situatë ka sjellë edhe ndarjen e Mevlanit nga e dashura e cila aktualisht është në pritje të fëmijës me të. Ish-banorja e BBV  gjatë bisedave në shtëpi tha se e do akoma dhe se nuk mund ta harrojë. Ajo së fundmi theksoi se kjo ka qenë një surprizë shumë e madhe, duke përfshirë disa gjëra të rënda jashtë.

“Për mua ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra shumë të rënda jashtë”, u shpreh ajo.

Më tej shtoi: “Kështu që unë, kam pasur mundësi që të flasim t’i sqarojmë disa gjëra”, duke lënë të kuptohet se ata janë takuar bashkë.

Ish-banori i ‘Big Brother VIP Kosova’, Mevlan Shaba ka dhënë intervistën e tij të parë pas largimit nga reality shoë. Ai deklaroi se ishte momenti i duhur për t’u larguar nga ky format dhe ka pasur një reflektim mbi ndikimin e videove që qarkulluan gjatë pjesëmarrjes së tij, përfshirë atë të ish-partneres së tij, Livias.

Ai ka theksuar se mendon se ishte një veprim “i tepruar” dhe se qëllimi kryesor i saj ishte të tërhiqte vëmendje. Megjithatë, ai ka sqaruar kjo ndodhi, nuk ka pasur ndikim negativ në jetën e tij, duke e diskutuar këtë çështje edhe me partneren e tij aktuale, që sipas tij, e mbështet plotësisht.

Por tanimë kjo histori është mbyllur dhe Mevlani është gati për një rikthim me Livian.

Deri më tani nga partnerja e Mevlanit nuk ka pasur asnjë reagim, duke shtuar dyshimet se kjo histori ka përfunduar njëherë e mirë.

mevlani livia rikthim

Lini një Përgjigje