TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 2 Mars 2025, 09:57

Emocionuese! Egli ia del të rrëmbejë një “super puthje” dhe ngre publikun 'peshë' (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Emocionuese! Egli ia del të rrëmbejë një “super

Mbrëmjen e djeshme Big Brother nisi me musical-in e famshëm të Notre Dame de Paris, ku Kelly dhe Jozi kënduan të famshmen “Belle”, Jozi në rolin e priftit gjakata (i shkonte) dhe Kelly në rolin e gungaçit të famshëm, i dashuruar me Esmeraldën.

Në këtë realizim u përfshinë edhe Gerta, në çift me Aldon, Danja, çift me Shkëlzenin dhe Gjesti me Eglin.

Këta dy të fundit kanë realizuar edhe një puthje skenike, në atë që u pa si shumë e zjarrtë mes tyre, aq sa dhuroi emocion për hir të së vërtetës dhe kjo u ndje edhe në ovacionet e publikut. E pyetur nga Ledioni se si u ndjenë, Egli tha se, ‘përveçse është puthja e parë skenike’, gjithashtu e ka ndjerë në shpirt, diçka që u pa nga të gjithë.

Aktore ose jo, Egli arriti të bënte, të paktën në këtë moment, publikun për vete. Nga vajza që ‘nuk e duronte njeri’, këngëtarja u shndërrua në vajzën që për hir të ndjenjave të saj, i del botës kundër. /Pamfleti

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

egli dhe gjesti puthje “notre-dame de paris”

Lini një Përgjigje