
Tiri, Rizarta, Gerta, Aldo, Egli dhe Rozana ishin në nominim javën që lamë pas në spektaklin e Big Brother. Prime i mbrëmshëm, i cili zgjati deri orët e para të kësaj të diele, pa të eliminohen dy nga banorët, për shkak të një Zarfi të Zi.
Produksioni vendosi të penalizojë të gjithë banorët, duke i mbajtur ‘nën ethe’ me anë të Zarfit të Zi, për shkak se ata fshihnin sendet e bashkëjetuesve të tyre, duke nisur nga cigaret e deri tek gjërat personale.
Publiku eliminoi Tiri Gjoci Gjocin, ndërkohë që banori tjetër i eliminuar ishte Riki, edhe pse kishte fare pak kohë që ishte bërë pjesë e Big Brother.
Ndërsa kujtojmë se Tiri hyri një muaj pas nisjes së formatit së bashku me partneren e tij Krisa Çaushin e cila u eliminua pak javë më parë.
Lini një Përgjigje