
Gjatë Prime-t të mbrëmshëm, ish-banorja Livia Brunga, bëri një deklaratë në lidhje me Jozin që çuditi jo pak. Ajo ka treguar se banori ka të dashur jashtë shtëpisë ndërsa përpiqet që edhe brenda të krijojë diçka me Loredanën.
“Në këtë lojë do të mbijetojnë personazhe si Jozi që kanë të dashurën jashtë dhe aty brenda do të zgjasin një histori që nuk ekziston”- tha Livia, duke çuditur të ‘madh e të vogël’.
Mbase e dashura jashtë është edhe arsyeja pse Jozi nuk e mbante dot unazën e martesës që kishte bërë brenda shtëpisë me Loredanën. Ndërkohë që e mbështeste Lorin jashtë, kur rihyri në shtëpi pati një sjellje shumë armiqësore ndaj saj.
Gjithsesi, kjo mbetet për t’u parë!
Lini një Përgjigje