
Gjatë Prime-t të mbrëmshëm, ishte radha e Vserlo për të treguar historinë e jetës së tij. Sipas banorit, familja e tij, vetëm e tillë që nuk mund të quhej. Ai rrëfeu se tek babai kishte parë vetëm ligësi dhe kur ishte në moshën 2-vjeçare, prindërit ishin divorcuar, duke mbetur vetëm me dy motrat dhe nënën.
Kjo e fundit ishte prezente gjatë kohës që shfaqej klipi. Për Vserlon jeta u bë edhe më e vështirë, pasi duhet të qëndronin 2 javë në vit me babain, por ky i fundit, rënën nën kthetrat e alkoolit, vinte dhe i terrorizonte, duke u thënë se nëna e tyre ishte shtruar në spitalin psikiatrik dhe nuk do e shihnin më.
Më pas babai krijoi një familje tjetër dhe që atëherë ata e panë 3 ose katër herë gjithsej.
Gjërat morën për keq kur njëra nga motrat largohet për në Gjermani dhe Vserlo tentoi vetëvrasjen përmes ilaçeve, kur ishte vetëm 15-vjeç. Një gjë të tillë mamaja e tij e mësoi vetëm mbrëmë, duke u shokuar.
Ata u çmallën mes lotëve, ndërsa e ëma i ka thënë se është krenare për të dhe të vazhdojë lojën me energji.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje