TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Mars 2023, 13:11

Pas postimeve të Jurgenës, reagon e motra e Luizit: Ajo nuk ka asnjë rrjet social, janë të rreme

Shkruar nga Pamfleti

Pas postimeve të Jurgenës, reagon e motra e Luizit: Ajo nuk ka

Ditën e sotme është hapur një llogari në Instagram me emrin e  Jurgenës, vajzës që gjatë gjithë kësaj kohe ka menaxhuar profilin e Luizit.

Në këtë llogari, personi në fjalë pohoi se ishte kërcënuar nga ‘Top Channel’ se do të hidhej në gjyq dhe se duhet t’u dorëzonte atyre Instagramin e Luizit.

Mirëpo, gjithë postimet në këtë profil kanë qenë një gënjeshtër.

Pak më parë motra e Luizit, Ina Ejlli, ka bërë një reagim publik ku është shprehur se Instagrami i saj është adresa e vetme e vërtetë, ndërsa gjithë të tjerat janë të rreme.

“Përshëndetje!

Siç edhe e keni parë, tashmë janë hapur shume profile fake . Ju njoftojmë se të gjitha adresat që hapen në emër të familjarëve të Luizit dhe Jurgenës (e cila nuk ka asnjë rrjet social ekzistues) janë të gjitha të RREME! Çdo bisedë e shpërndarë është MODIFIKIM.”

Pas postimeve të Jurgenës, reagon e motra e Luizit: Ajo nuk ka

jurgena motra e luizit

Lini një Përgjigje