Olta Gixhari ka lënë në mes garën e Big Brother. Moderatorja Arbana Osmani ka nisur mbrëmjen e sotme spektaklin Big Brother VIP duke dhënë njoftimin se të gjithë banorët kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi përveç Olta Gixharit.
Të gjithë u habitën kur Arbana Osmani tha se aktorja ka vendosur të lërë garën dhe të largohet nga ky reality shou pas shtyrjes së datës së finales së madhe.
“Ndonëse sot është 1 Prilli, kjo nuk është një gënjeshtër. Olta ka arsyet e saj” - tha Arbana.
Olta tha se shkak për këtë vendim është periudha e gjatë që ka qëndruar larg të birit. Ndërsa banorët e shtëpisë me në krye Luizin janë përpjekur t'i mbushin mendjen për të qëndruar.
Luizi: Rri moj burrneshë, nuk ke pse ikën, loja ime pa ty nuk ka kuptim.
Në shtëpinë e BBV u fut edhe djali i saj te cilin aktorja e takoi.
Lini një Përgjigje