TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 1 Prill 2023, 21:19

Olta merr vendimin, largohet përfundimisht nga 'Big Brother VIP'

Shkruar nga Pamfleti
Olta merr vendimin, largohet përfundimisht nga 'Big Brother VIP'

Arbana Osmani e nisi mbrëmjen e sotme spektaklin e "Big Brother VIP" duke njoftuar se të gjithë banorët, përpos njërës, kanë vendosur të qëndrojnë në shtëpi ndonëse data e finales së madhe është shtyrë.

Moderatorja i habiti të gjithë teksa tha se aktorja Olta Gixhari ka vendosur të lërë garën dhe të largohet nga ky reality show. 

"Ndonëse sot është 1 Prilli, kjo nuk është një gënjeshtër. Olta ka arsyet e saj të cilat do t'i diskutojmë më vonë së bashku sigurisht", tha Arbana.

"Kam zgjedhur të jem e fortë e të dukem e hekurt pa emocione sepse nëse do të lëshoja veten do të tregopja gjithë botën time emocionale, këtë lojë duhet ta kisha lënë me kohë. Unë them që e kam fituar Big Brotherin tim. Para se të hyja këtu mendova se nëse do të rezistoja një muaj do e kisha fitore. Kam kaluar shumë emocione të forta këtu kam qarë fshehurazi. Unë e kam ndarë këtë vendim herë pas here me banorët, pjesën e prindit më shumë e kam ndarë me Qetsorit, më dëgjonte shumë e më kuptonte, ndihesha shumë ngrohtë aty, ardhja e Qetsorit më ka bërë një kthesë shumë të madhe emocionale të tyren. Zgjodha ta bëj këtë se hyra këtu brenda që të luaj e të bëj historinë time e të krijoj kujtimet më të bukra të jetës time e mendoj që ja dola. Siç e thashë dhe në video, Amari është i imi e di se sa e dua e sa më mungon, në këto momente jam e djegur nga malli për të, nuk ka finale në botë që ma zëvëndëson e më bën të kthehem pas. Nuk është e lehtë ka qenë një nga vendimet më të vështira të jetës time."-u shpreh Olta.

Lini një Përgjigje