
Pasditen e djeshme u mbajt premiera e filmit “5 herë jo”. Të ftuar ishin shumë personazhe të njohur, ndër to edhe Romeo Veshaj.
Teksa po parakalonte në tapetin e kuq, ai u intervistua nga Eni Shehu.
Një ndër pyetjet që iu bë Romeos ishte se për kë do ta marrë malli kur të futet në “Big Brother Vip 3”.
Aktori tha që nëse do të futet në shtëpi do ta marrë malli për familjen dhe shokët e tij të ngushtë.
Eni: Edhe pa qenë fare në këtë film të ka dalë emri.
Romeo: Mua mund të më dalë emri për shumë gjëra, po këtu jam vetëm për Donaldin dhe Borën. Kam refuzuar ta shikoj të gjithë sepse dua ta shijoj në kinema.
Eni: Për cilin do të marrë më shumë malli kur të fillojë “BBV3”?
Romeo: Unë nuk e kam thënë që do futem në “BBV3” e keni thënë ju. Nëse do futem, për familjen dhe shokët e ngushtë. Një njeri special nuk e kam.
Lini një Përgjigje