
Fisnik Syla u bë i njohur falë marrëdhënies së shumëpërfolur me këngëtaren e njohur Fjolla Morina.
Pas lidhjes me të Fisniku ka menduar se është dashuruar shumë herë të tjera, pasi shpesh ka pozuar me vajza duke treguar sa i ‘dhënë’ është pas tyre, por asnjëra nga lidhjet nuk ka përfunduar mirë.
Në një intervistë televizive, Fisniku ka treguar se është në një lidhje me një vajzë që nuk është person publik, së cilës madje i ka blerë një unaze me diamantë.
“Nuk është person publik, është vajzë shumë e thjeshtë. Është vajzë e mirë dhe kemi qejf që të dy ta mbajmë sa më gjatë lidhjen”, rrëfen Fisniku.
Pavarësisht se po përpiqet që ta mbajë sa më sekret romancën e tij, ai shprehet se shpesh herë kur del me partneren e tij në Belgjikë, ku ka edhe shumë shqiptare, atij i shkruajnë në rrjetet sociale, duke lënë kështu të nënkuptohet se është e vështirë t’i shpëtosh syrit të publikut.
Fisniku ka treguar se për shkak të marrëdhënies me Fjollën, ai ka vendosur që për dy vite të qëndrojë vetëm, pasi e ka pasur të vështirë t’i besonte një vajze tjetër, derisa ka gjetur personin me të cilën momentalisht po shijon një lidhje.
Ai madje ka treguar se e ka provokuar shumë vajzën në fjalë, për të kuptuar nëse e do atë si Fisnik dhe jo për gjëra të tjera, referuar këtu pasurisë së tij.(Për të cilën ai pretendon se është e madhe, pavarësisht se e akuzojnë shpesh si mashtrues).
Ndërsa i pyetur në lidhje me Fjollën, ai ka treguar se prej dy vitesh nuk ka asnjë komunikim me të dhe nuk di aspak se çfarë ajo bën me jetën personale, por pavarësisht gjithçkaje ai i uron asaj gjithë të mirat.
Ai ka theksuar që nuk dëshiron aspak që emri i tij të lidhet me Fjollën. Ndërsa lidhur me marrëdhënien e tij të re, ai shprehet se viti 2024 do të sjellë shumë gjëra të bukura për të dhe partneren e tij. Ndërkohë Fisniku vjen nga një martesë nga e cila ka dy fëmijë.
Lini një Përgjigje