
Edhe pse ishte një ndër pretendentet për finale, Gerta Gixhari nuk ia doli dot të ishte ndër 4 emrat fitues. Pas daljes nga shtëpia e Big Brother, ajo bëri një postim në Instagram ku, pasi e falenderoi produksionin, i futi dhe ‘një kunjë’, duke theksuar se ajo e kishte marrë dashurinë e publikut (edhe pse nuk u reflektua në vota).
“Pas një udhëtimi të gjatë dhe të paharrueshëm në “Big Brother VIP”, dola nga shtëpia me zemrën plot mirënjohje. Faleminderit secilit prej jush që më keni përkrahur, që më keni qëndruar pranë me fjalët, votat dhe dashurinë tuaj. Kjo përvojë do të ishte krejt ndryshe pa mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ju jeni forca dhe frymëzimi që më kanë mbajtur të fortë deri në fund”, shkruan ajo ndërsa falenderon veçanërisht edhe produksionin që i dha mundësinë të ishte pjesë e formatit.
Për Gertën, ndonëse loja në “BBVA” mori fund, ajo thekson se ka fituar më të rëndësishmen: dashurinë e publikut.
Moderatorja u bë pjesë e formatit që prej fillimit dhe ishte një nga lojtaret më të forta të këtij sezoni, duke “i mbijetuar” më shumë nominime se kushdo tjetër. Pavarësisht se të shumtë janë ata që mendojnë se shpulla që Jozi i dha Gjestit para daljes, ndikoi në eliminimin e Gertës, duke lënë brenda shtëpisë Eglin, e cila nuk e priste as vetë. /Pamfleti

Lini një Përgjigje