TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle13 Prill 2025, 15:41

U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt, pacientja: Pajisja ishte false, kontaktova me kompaninë

Shkruar nga Pamfleti

U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,

Fiori Jaso, vajza e cila shkoi të zbukurohej në klinikën e Xhensila Myrtezajt dhe doli e shpërfytyruar, sikur ta kishin goditur me tehun e thikës, ka bërë një tjetër reagim lidhur me kalvarin e tmerrshëm në Silabel Clinic, kësaj radhe për të vënë drejtësinë në vend.

Në shkrimin e datës 16 mars të këtij viti, treguam se si një kliente kishte vajtur në klinikën Silabel për një trajtim jo invaziv në fytyrë, i cili nuk kishte nevojë për rikuperim, por kishte dalë prej klinikës me shenja të dukshme në fytyrë, si të ishte çjerrë. Përgjigja për këtë kishte qenë edhe ‘më e dhimbshme’ se shpërfytyrimi i fytyrës, duke treguar se janë një staf, jo vetëm jo profesional, por nuk kanë as etikë në komunikim.

Ditën e sotme Fjori ka reaguar sërish në Instagramin e saj ku, kësaj radhe tregon jo vetëm eksperiencën traumatike, por edhe faktin se ka kontaktuar me kompaninë Merz, e vetmja e cila ka ekskluzivitetin e pajisjeve HIFU dhe përgjigja ishte shokuese: Kompania nuk ka asnjë kontratë me klinikën e Xhensilës, pra si rrjedhojë pajisjet janë kineze, ku në vend që të ‘vesh vetulla, nxjerr sy’.

Përsa i përket stafit, ai është një ‘hall’ më vete, pasi para trajtimit, askush nuk është interesuar të dijë nëse pacientja vuante nga ndonjë sëmundje, apo mos ishte shtatzënë, pasi është kategorikisht e ndaluar të përdoret në të tilla raste.

Dhe në fund…..një bllok. Stafi i Silabel Clinic nuk e ka marrë mundimin jo vetëm ta sqarojë (le që, ç’do sqaronte), por as ta rimbursojë pacienten (në këtë rast vetëm kliente), e cila të vetmen dritare denoncimi ka patur rrjetet sociale. /Pamfleti

U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,U shpërfytyrua në klinikën estetike të Xhensila Myrtezajt,

fjori jaso shperfytyrim silabel klinik xhensila myrtezaj

Lini një Përgjigje