
Ish-shoku i Gjestit, producenti muzikor Alberati, ka komentuar deklaratat e rënda që lëshoi disa ditë më parë, të cilat kanë marrë vëmendje të madhe.
Në një lidhje në “Kosova Today”, ai ka reaguar sërish për deklaratat e DJ Gimbos në Fan Club.
Ai thotë se ka qenë prezent, bashkë me DJ Gimbon kur Gjesti ka ushtruar dhunë mbi ish-partneren e tij, Diellzën.
“Ka qenë prezent edhe jo një herë, unë kam qenë aty dhe ka filluar të më kapë agresiviteti edhe kam nisur me reagu, më parë ka ndërhy femra e këtij DJ tani ka ndërhy edhe ky, më ka bërë ‘leje, çfarë je duke bërë?’ Të nesërmen direkt prej Gjestit më është thënë, ‘kurrë në jetë mos u përziej’, u shpreh ai.
“Kam heshtur se prej vendit që vij unë, atij që i thonë vëlla e han plumin edhe e mban burgun për të. Edhe nëse është dhunues, edhe nëse i bën të gjitha të këqijat, je me të.
Mua nuk më ka interesuar, unë e kam takuar Gjestin edhe para dy vjete, unë nuk jam prishur tani me Gjestin, jam prish më herët. I kam thënë, ka qenë me nënë e motër, i kam thënë dërgoji te shtëpia se kemi çfarë të flasim.
Me sa e di unë, nuk janë ndarë. Nuk më ka kontaktuar Diellza. Nuk e di, Diellza nuk ka nevojë me dal, pasi jam dal unë. Sa i përket lojës në Big Brother, i uroj prej zemrës. I kam dalë në krah, sa i përket personalisht, nuk ia vlen.
Jam dal me pastru fytyrën e Diellzës dhe të familjes së tij. Unë jam munduar të tregoj se çfarë është jashtë lojës së Big Brother. Prej nënës së tij e kam pasur amanet.
Gjesti është besëprerë dhe do të mbetet i tillë për mua. Emri i saj është i vërtetë dhe kam fotografi e video të saj. Diellza është e Prishtinës.
Kur thotë, ‘kur kam ardhur për herë të parë në Prishtinë kam takuar një vajzë pesë vjet në lidhje’, ai nuk ka takuar vajzë, ajo vajza që pretendon jam unë, se nuk ka takuar vajzë”.
Lini një Përgjigje