TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shkurt 2025, 14:37

Krisa ulëret nga xhelozia për Loredanën, i kthehet Tirit: Pse e sqaron, kur ajo është mashtruese?!

Shkruar nga Pamfleti

Krisa ulëret nga xhelozia për Loredanën, i kthehet Tirit: Pse e

Gara në shtëpinë e Big Brother duket se “po egërson” paksa banorët për çdo ditë që kalon.  Madje kjo ka sjellë debate edhe mes një çifti të konsoliduar që jashtë, siç janë Tiri dhe Krisa.

Fakti që Tiri ka vajtur të bisedojë me Loredanën në veçanti ka ndezur xhelozinë e Krisës.

Mbrëmjen e djeshme ajo është mërzitur me Tirin teksa i ngre zërin të dashurit të saj duke i thënë se pse duhet të flasësh e të sqarohesh me Loredanën, pasi sipas moderatores, ajo është mashtruese:

Krisa: Për ça shkon të flasësh me Loredanën tani?

Tiri: Shkova sqarova situatën

Krisa: Çfarë të sqarosh, është mashtruese!

Tiri: Pusho, ule zërin. Ok, është mashtruese, situata duhet sqaruar

Krisa: Femër e ulët

Tiri: Po duhet sqaruar pra, se e kapa mat

Krisa: Pse të gjeta me atë aty?

Tiri: Ça lidhje ka? Po e sqaroja

Krisa: Ça ka për ta sqaruar? A e sqarove një herë? Që gënjeu që në fillim dhe tha ‘kemi ndenjur një orë bashkë’

Tiri: E kapa mat po të them, sapo e vëretova

Krisa: Nuk kishte nevojë, u kap mat ajo

Tiri: Po çfarë ke tani me mua?

Krisa: Për çfarë duhet ta sqaroje prapë? Më lini rehat që të dy

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

 

krisa xhelozi tiri

Lini një Përgjigje