
E njohur si Zhaku, ish-moderatorja dhe artistja Inida Gjata, tha në “Profil” se Gjermania i ka ndryshuar jetën në plot kuptimin e fjalës. Prindër e dy artistëve, Zhaku pranoi se ishte në prag depresioni para se të largohej nga Shqipëria.
E karakterizuar gjithmonë nga sinqeriteti, Zhaku tha se rinia e saj ka qenë një rini në të cilën shpesh ka qenë “në duart e Zotit”, pasi ajo abuzonte me alkoolin, por edhe konsumonte lëndë narkotike.
Sipas Zhakut ishte Gjermania ajo e cila e bëri të kuptonte se po jetonte një jetë të cilën nuk e donte:
“Këtu m’u mbyllën të gjitha dyert, e vetmja derë e hapur ishte Kristjani dhe Gjermania. Kështu 31 vjeçe nisa jetën nga e para. Shkova në Gjermani, mësova gjuhën, krijova një jetë të re, s’më njihte askush. Nisa një jetë shumë të thjeshtë. Punoja në kuzhinë. Një jetë që e bën çdo emigrant. Mua më bëri shumë mirë. Ishte një zbor i mirë që e meritoja dhe ia uroj çdokujt, sepse unë duke qenë në gjendje depresive para se të ikja… Në ato momente njeriu ka nevojë për një ndryshim rrënjësor, vetëm ajo është zgjidhje në këto momente: të marrësh një vendim radikal. Nuk doja fare të ekzistoja në Shqipëri dhe sa herë shikoja ndonjë koment, u thoja mos të më përmendnin. Kisha nevojë për këtë re-start. Mbi të gjitha kuptova se para se të mendoj të shpëtoj botën, duhet të shpëtoja veten”,-tha Zhaku.
Lini një Përgjigje