
Mesazhet që Rozana Radi publikoi pasi Olta mbrojti motrën e saj Gertën, janë diskutuar në Fab Club.
Eni Shehu, miku i ngushtë i Olta Gixharit u përpoq të bënte ‘Avokatin e djallit’ duke dhënë një ‘tip’ sqarimi mbi publikimin e bisedave mes saj dhe Rozanës.
Eni zbuloi se mesazhet ku Olta i uronte fitoren Rozanës, datonin më 10 dhjetor, ekzaktësisht 11 ditë përpara se të niste edicioni i katërt i këtij “Big Brother”-i.
Gjithashtu, prej kontakteve të afërta që ka me të dyja motrat Gixhari, Eni sqaroi se vendimi që Gerta të bëhej pjesë e shtëpisë, ishte marrë vetëm tre ditë para nisjes së emisionit, periudhë kohore kur dhe Olta ishte vendosur prej saj në dijeni të vendimit.
“Unë sigurisht që nuk i kam bisedat, i kam parë në telefonin e Oltës. Ai publikim i mesazheve është një shkelje privatësie e tmerrshme,” tha Eni, duke bërë një mbrojtje shumë të dobët dhe të ‘dëshpëruar’ të Oltës.
Nëse Rozana ‘foli’ me fakte, Eni fliste me opinion.
Më pas gazetari u pyet nëse vërtet motrat Gixhari, (gjë që dihet nga të gjithë) nuk flasin me njëra-tjetrën.
“Ato kanë thënë gjithmonë dhe njerëzit s’e kuptojnë (se janë shumë të thella në fakt që të dyja). Kanë thënë ‘zihemi, duhemi, si motra’, kaq.”

Lini një Përgjigje