
Pas hyrjes së mbrëmshme në Big Brother dhe takimit me të vëllain, Blerina, motra e Gjestit ishte e ftuar sot në Fan Club.
Gjatë intervistës ajo u pyet edhe për përjetimet e tyre si familje kur G Bani goditi vëllain e saj me shuplakë.
Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?
Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.
Përsa i përket marrëdhënies mes Gjestit dhe Eglit, nëse banori e ka thjesht strategji për të fituar, ajo u shpreh se Gjesti nuk po luan, ndërsa tha se pavarësisht se Egli është vajzë e mirë, vendimi u takon atyre.
Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?
-Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.
Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?
-Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë, shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.
Lini një Përgjigje