TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Shkurt 2025, 12:34

Publikuan foto të saj në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha ‘shpërthen’ ndaj “Daily Mail” dhe gazetares: Ku*vë e neveritshme!

Shkruar nga Pamfleti

Publikuan foto të saj në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha

Këngëtarja Bebe Rexha ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pasi disa fotografi të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore janë publikuar dhe shpërndarë gjerësisht nga mediat, me Daily Mail që duket se ka qenë një nga të parat që e ka postuar.

Në postimet e saj në Instagram, Bebe shpreh zemërimin për mënyrën se si paparacët e kanë ndjekur dhe e kanë fotografuar jashtë një spitali, ndërkohë që ajo vuante nga një ftohje e rëndë në stomak dhe ishte e shtruar për tre ditë.

“E di që ka një imazh të caktuar timin që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një grip të rëndë në stomak dhe ajo isha unë duke hyrë në spital. Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Jam e tërbuar. Nuk të lini as të sëmuresh”, shkruan Bebe në një nga postimet e saj.

Në një tjetër postim, ajo shënjestron Daily Mail dhe gazetaren Sonia Horon, duke e cilësuar artikullin e tyre si manipulues dhe etiketon gazetaren për mungesë etike profesionale.

“@dailymail Ju jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato fotografi të miat u bënë jashtë spitalit. Kush bën fotografi të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas e fokuson artikullin tek pamja e tyre?! Pse nuk thatë që ajo po hynte në spital?! Sepse e dini që është gabim. @soniahoron, sidomos duke qenë një grua, duhet të ndihesh e turpëruar për veten. Ku*vë e neveritshme", shkruan Bebe.

Publikuan foto të saj në gjendje jo të mirë, Bebe RexhaPublikuan foto të saj në gjendje jo të mirë, Bebe RexhaPublikuan foto të saj në gjendje jo të mirë, Bebe Rexha

bebe rexha daily mail

Lini një Përgjigje