TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle16 Shkurt 2025, 14:45

Shoku i Gjestit flet për Diellzën: Na ka ndihmuar në kohë të vështira

Shkruar nga Pamfleti

Shoku i Gjestit flet për Diellzën: Na ka ndihmuar në kohë

Diellza u bë ‘pa dashur’ personazh për publikun e Big Brother, duke qenë se ka qenë e dashura e Gjestit prej pesë vitesh dhe sipas banorit, një histori shumë e rëndësishme dashurie, të cilën ai vështirë se mund ta harrojë lehtë.

I ftuar në Fan Club ishte sot një prej shokëve të Gjestit, i cili ka folur edhe për Djellzën:

“Diellza është ish e dashura. Kanë bashkëjetuar bashkë, janë ndarë secili në rrugët e veta. E di që me të është kryer çdo sen. Diellza nuk ka komentuar fare me ne.

Sa i përket shijeve të tij, ai është si koha, ndryshon. I ndryshon shija me kohë. Ama në kohën sa ka qenë jashtë. Mendoj se Egli është kohë me diell, krejt e dimë për Xhentën.

Është e vërtetë ça ka fol Gjesti për Diellzën. Kemi qenë gjithsej 5 miq, ndihma ka qenë kur kemi pasur kohë të kqija, dikush nuk ka pas punë. Ka qenë një kohë kur Gjesti nuk ka pasur të ardhura. Njerëzit kanë dhënë deklarata të pavërteta për Gjestin, nuk kam pasur asnjë kontakt me Diellzën që prej kohës që janë ndarë. Unë Diellzën e kam respektu prej Gjestit, nuk e mohoj asnjëherë ndihmën prej saj. Deklaratat për dhunë, nuk mendoj se ka nevojë për komente. Secili çift ka mosmarrëveshje”-tha ai.

 

gjesti diellza

Lini një Përgjigje