TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shkurt 2025, 08:07

E hënë, 17 shkurt 2025; Demi e nis mbarë javën

Shkruar nga Pamfleti

E hënë, 17 shkurt 2025; Demi e nis mbarë javën

Kjo e hënë do jetë e pasur me energji, falë pranisë së Hënës në shenjën e Virgjëreshës, që do sjellë shumë fat për ju Dema! Në dashuri, kjo do jetë një ditë ku do të dini si të kuptoheni me parnterin/en: bashkëpunimi do jetë i fortë dhe do ndiheni të mbështetur në çdo gjë që bëni. emocionet do jenë të sinqerta dhe të forta, ku nuk do mungojë ngrohtësia dhe pasioni.

Prirja që keni për të dëgjuar dhe për të kuptuar me shumë altruizëm palën tjetër, do jetë çelësi i joshjes suaj.

Në punë jeni gati për të marrë në dorë situatën dhe për të bërë zgjedhje që do pasqyrojnë dëshirat tuaja. Intuita do jetë aleati juaj më i mirë: ndiqni instiktin dhe nuk do të keni vështirësi për të arritur objektivat që i keni vënë vetes.

Nëse jeni single, joshja që do transmetoni do jetë e parrezistueshme: do jeni shumë më tërheqës se ç’mendoni. Nuk do mungojnë rastet për të njohur njerëz të rinj dhe nuk do jetë e vështirë të bëni për vete këdo dëshironi.

 

 

shenja me fat

Lini një Përgjigje