
Fjolla Morina duket se ka armiq, të cilët e kanë marrë shumë seriozisht dëmtimin e pronës së këngëtares. Dikush i ka dëmtuar makinën luksoze, duke i bërë copë e çikë xhamat.
Këtë ngjarje e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale ku ka publikuar video, teksa tregon dëmet e makinës.
Siç shihet edhe në pamje, dikush ka goditur me gur dritaren e shoferit duke e thyer atë plotësisht. Po ashtu në video duken e dhe copat e xhamit të shpërndara në të gjithë mjetin dhe në tokë.
“Allah në dorë tënde prej njerëzve psikopata e psikopatë, veç po pres edhe pak se me foto kam me të nxjerr”, ka shkruar ajo, e cila lë të kuptohet se e njeh autorin e këtij veprimi të qëllimshëm dhe dashakeq.
Sidoqoftë, pritet të shihet në vazhdim nëse këngëtarja do të bëjë të ditur detaje të reja lidhur me ketë incident.
Por çuditërisht, ditën e sotme Fjolla e ka hequr videon nga Story i Instagramit edhe pse nuk janë bërë 24 orë nga postimi. Të ketë ndryshuar gjë?

Lini një Përgjigje