TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle17 Shkurt 2025, 09:43

‘Plas keq’ mes Gertës dhe Valbonës: Dehesh rrugëve dhe flirton me të tjerët duke qenë e martuar

Shkruar nga Pamfleti

‘Plas keq’ mes Gertës dhe Valbonës: Dehesh rrugëve

Duket se debatet mes Gertës dhe Valbonës kanë kaluar çdo limit etik. E prekur nga fjalët e Gertës që, sipas Valbonës kishte diskutuar moralin e vajzave, banorja nuk ‘ka mbajtur’ më dhe ka treguar mes ulërimave se gazetarja dehet klubeve të Tiranës dhe nis të flirtojë me meshkujt edhe pse është e martuar. Kjo ka bërë që mes vajzave të plasë një sherr i madh. Madje, aq i madh sa Gerta të ngushëllohet nga Laerti dhe Rozana, me të cilën ka patur shpesh debate. 

"O femër e pamoralshme, ti që dehesh rrugëve nëpër klubet e Tiranës. Në të njëjtin klub ku kemi qenë kur ti je dehur atje dhe më ke thënë në orën 4 të mëngjesit “hajde ikim në një klub tjetër”. Ti, e martuar duke flirtuar me të tjerët. Të kam thënë do të ruaj, por nuk do të ruaj më!”, ka thënë Valbona.

Pas kësaj deklarate Gerta ka shpërthyer ndaj Valbonës dhe Laerti e Rozana kanë vajtur për ta qetësuar.

“Është gjëja më e shenjtë që kam dhe nuk e kam prekur kurrë atë gjë”, tha Gerta mes lotëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

gerta valbona sherr

Lini një Përgjigje