TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle15 Prill 2024, 15:19

“Njiheshim prej 15 vitesh”, Dafina Zeqiri tregon kur e ka dasmën me Kreshnikun

Shkruar nga Pamfleti

“Njiheshim prej 15 vitesh”, Dafina Zeqiri tregon kur e ka

Dafina Zeqiri ishte në vëmendjen e publikut e ditën e djeshme në ditëlindjen e saj, ku Kreshniku i ka propozuar për martesë, dhe ajo ka thënë “PO”.

Dasma e tyre ka kohë që përflitet  në media duke aluduar shumë rreth organizimit të saj. Ditën e djeshme në një intervistë Dafina ka treguar se do të ketë një dasmë, e cila do të jetë në fund të vitit dhe gjithashtu ka folur rreth njohjes së saj me Kreshnikun.

Dasmën kemi vendos nga fundi i vitit. Nuk duam të martohemi kur është shumë nxehtë… Unë Kreshnikun e njoh që 15 vite, e kom pas gjithmonë shumë shok të mirë. Unë nuk e kam ditë që ai ka pëlqim tjetër ndaj meje

Propozimi për martesë është shoqëruar nga një numër i madh komentesh dhe urimesh nga fansat, miqtë dhe kolegët e tyre, që janë shprehur të lumtur për çiftin dhe i kanë dërguar dëshira të mira për jetën e tyre të ardhshme bashkë.

dafina dhe kreshniku data e dasmes

Lini një Përgjigje