TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle22 Janar 2024, 13:53

Nga thashethemet për Ilnisën tek sfida e kërcimit, Albi dhe Ledjona afrohen me njëri-tjetrin

Shkruar nga Pamfleti

Nga thashethemet për Ilnisën tek sfida e kërcimit, Albi dhe

Në një bisedë me Albin në oborrin e shtëpisë, Ledjona ka komentuar veprimet e Ilnisës, të cilat mendon se do e penalizojnë. Ajo gjithashtu shprehet se pret ‘Prime’-in që të shohë se çfarë ka folur ajo ‘cepave’ të shtëpisë për të, pasi drejtpërdrejtë refuzon të sqarohet.

“E ka prerë biletën Ilnisa. Unë i thashë ‘a kuptove gjë nga ‘Prime’?’. Se i thashë njeriu reflekton. Tha ‘unë jam faktor’. Po i thashë ‘je faktor për keq, a të bën të ndihesh mirë për këtë gjë?’.  Ashtu ndihet mirë, ça t’i bëjmë tani, nuk e ndryshoj dot.  Po nuk flet përballë, të shohim tani në ‘Prime’ se çfarë thotë cepave”, shprehet Ledjona.

Më pas gazetarja po vallëzonte dhe Nako po e mësonte se si të lëvizte dhe të ndiqte ritmin e muzikës. Ndërkohë në një moment ajo i kërkoi koreografit që të kërcente, për t’i treguar se sa i zoti është në fushën e tij.

Por Albi me shaka ia kthen me batuta.

Albi: Jam duke kërcyer ndërkohë

Ledjona: E di, po çohu të të shohim

Albi: Të të jap shfaqje ty?

Ledjona: Po

Albi: S’ka ardhur ende ai moment. Kërce ti. Sikur nuk ke vesh muzike duket

Ledjona: Kam, por nuk jam…

Albi: Jo, nuk ke se po të shoh hapat dhe i ke kot

 

albi nako ledjona xheladinaj afrimitet

Lini një Përgjigje