
Ilnisa Agolli duket se ndihet mjaft mirë në praninë e Meriton Mjekiqit, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP3”.
Pavarësisht se ky i fundit përqafohet dhe duket i afërt me thuajse të gjitha vajzat, madje shumë intim tregohet me Riken, gjatë ditëve të fundit, dy gazetarët e njohur janë shfaqur mjaft të afërt me njëri-tjetrin. Madje mbrëmjen e kaluar, Ilnisa ka përqafuar Meritonin dhe i ka thënë:
“Çfarë do të bëja unë në këtë shtëpi pa ty, nuk e di”.
Edhe disa mbrëmje të tjera, banorët kanë qëndruar në krahët e njëri-tjetrin, duke kaluar kohën me biseda dhe komplimente.
I pari që ka konstatuar një afrimitet të tepruar mes të dyve ka qenë Gazi. Ai parashikoi madje se çifti i parë që do formohej në shtëpi, do ishte Ilnisa dhe Meritoni.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje