
Pas përfundimit të spektaklit, teksa qëndronin në oborr, Kiara u përfshi në një diskutim me Oltën, në lidhje me sulmet e saj për lidhjen e Kristit dhe Keisit, të cilat sipas moderators, mund të kenë ndikuar edhe në perceptimin që Sabiani ka krijuar për çiftin, duke i parë ata nga jashtë.
Në këtë moment, Qetsori ndërhyri në bisedën mes tyre, duke kërkuar leje të përfshihet në debate. Ai iu drejtua Kiarës duke përfshirë edhe Luizin.
Në këtë moment Luizi iu drejtua duke thënë se ai është i vetëdijshëm se kur duhet dhe kur nuk duhet të bëhet pjesë e një debati me persona të tretë, duke i bërë të qartë se rregullorja nuk e lejon të flasë për ngjarje që kanë ndodhur para se ai të bëhet pjesë e formatit, pasi kjo konsiderohet informacion nga jashtë.
Qetsori: A mund t’ju përfshij juve në një bisedë?
Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën
Qetsori: Ka lidhje, si nuk ka, do jetojmë në një shtëpi
Kiara: Ti nuk ke qenë fare sot këtu
Qetsori: Në një moment, nëse të përfshij këtu, a bëj gabim?
Luizi: Kur të vijë radha na përfshij, jepi mos e çaj kryt
Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kryt
Kiara: Mos e vrit mendjen tha, nuk tha mos çaj kryt
Luizi: E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet
Lini një Përgjigje